Seanca e sotme ka dështuar sërish për ballafaqimin e dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit me Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Seanca e radhës u shty për në mars. I penduari i drejtësisë Luftar Reçi rrëfeu të dhëna që çuan në zbardhjen e vrasjeve të bujshme të vitit 2005 të Klodan Saliut në Durrës dhe Vajdin Lames me eksploziv në Tiranë.
SPAK ka marrë të pandehur Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen në arrati.