Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizatuar Tokion në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë.
Me anë të një postimi në facebook Rama shkruan se gjatë diskutimeve u fol për një sërë projektesh me shumë rëndësi.
‘MIRËMËNGJES dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë’- shkruan Rama.
Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.
Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.