Valbona Mema largohet nga shtëpia e Big Brother Vip. Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia. Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital.
“Për shkak të një situate urgjence familjare, Valbona ndërpreu rrugëtimin në Bg Brother për këtë arsye anulohet televotimi për të shtunën”.
Pas leximit të zarfit, Valbona la shtëpinë dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Televotimi i së shtunës anulohet automatikisht. Në nominim këtë javë ishin Olta, Kristi, Dea, Tani dhe Armaldo.