Valbona Mema la shtëpinë e Big Brother Vip dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Televotimi i së shtunës anulohet automatikisht. Në nominim këtë javë ishin Olta, Kristi, Dea, Tani dhe Armaldo. Kështu që shpëtojnë për këtë javë.
Valbona Mema u largua papritur për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital. “Për shkak të një situate urgjence familjare, Valbona ndërpreu rrugëtimin në Bg Brother për këtë arsye anulohet televotimi për të shtunën”.