Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të paraburgimit për shtetasen ruse Svetlana Timofeeva, e cila u kap në Uzinën e Gramshit.
Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat të spiunazhit.
Ajo që kur u arrestua qëndroi në spitalin e burgut, pasi sipas mbrojtjes së saj ajo kishte probleme shëndetësore, si çrregullime të ankthit.
33-vjeçarja qëndroi 3 muaj në spitalin e burgut dhe një grup sigurie nga burgu i grave qëndroi në spitalin e burgut për ruajtjen e sigurisë së ruses.