Kryeministri Edi Rama ka komentuar duke dënuar dhunën që ushtruan policët malazezë ndaj profesorit Petraq Milo në janar në kufirin me Shqipërinë.
“Që në sekondën e parë të daljes së asaj videos së shëmtuar, i ka telefonuar profesorit, i ka shprehur ndjesën, ai dhe ministri i Brendshëm, janë marrë të gjitha masat për personat në fjalët dhe e gjitha kjo është bërë me xhentilesë maksimale, por edhe me urtësi maksimale.
Këto janë raste që ndodhin, mund të ndodhin edhe në ndonjë rast shqiptarëve me policinë shqiptare apo malazeze. Por këto shërbejnë si burim frymëzimi për patriotët dhe heronjtë në potencë të rajonit tonë, që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizimit dhe për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me fqinjin e radhës” tha Rama.