Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është mjaft e pasur.
Ajo ka një vlerë neto të raportuar prej 30 milionë dollarë
sh (28.2 milionë euro) në vitin 2023, një numër për të cilin me të vërtetë askush nuk ishte i përgatitur, por duket të jetë i saktë, shkruan Cosmopolitan.
Natyrisht, Rita fiton para nga këndimi dhe turnetë (për të mos përmendur muzikën e filmave të mëdhenj si “Fifty Shades of Grey”), por shumica e të ardhurave të saj vijnë nga televizioni dhe reklamat me brendet e njohura.