Nesër do të zhvillohet “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës.
“Santiago Bernabeu” do të jetë arena e ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Mbretit mes dy klubeve më të mëdha spanjolle.
Para përballjes trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez tha se Real Madridi është favorit.
“Real Madridi vazhdon të jetë favorit i madh: pavarësisht lëndimeve, ata janë kampionë aktualë të Champions League dhe LaLiga. Superkupa e Spanjës nuk ka asnjë lidhje me të”, tha Xavi.