Dy gra janë vrarë dhe dy të tjera janë plagosur ditën e sotme, pas të shtënave me armë zjarri nga ish-dhëndri Dan Hutra në shtëpinë e vjehrrit.
Viktimat në rrugën “Rustem Haklaj” në Kodër-Kamzë nga plumbat e Dan Hutës janë Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së autorit dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait.
Të plagosura mbetën ish-bashkëjetuesja e 40-vjeçarit, Elena Hysa 35 vjeçe dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe që është nëna e saj.
Ndërkohë autori i dyshuar Dan Huta është arratisur me “Benz”-in e zi të paraqitur në foton e mësipërme.
Gjithashtu bëhet me dije se Huta arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.