-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Prekazit, gazetari i BBC-së: Sulmi shënoi dështimin e marrëveshjes së Dejtonit

Kryesoret

Gazetari i BBC-së, Vaughan Smith ka rrëfyer për herë të parë detajet e raportimit të tij të parë për sulmin ndaj familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Në një intervistë ekskluzive për Politiko në Kanal10, Smith bëri të ditur se ai ishte gazetari i vetëm ndërkombëtar që raportoi për sulmin ndaj Jasharajve në kohën e ngjarjes.

Ai shpjegoi se pasi publikoi pamjet e para nga Prekazi, spektri ndërkombëtar kuptoi se marrëveshja e Dejtonit kishte dështuar për të sjellë paqen në Ballkanin Perëndimor.

Smith vlerësoi se masakra e forcave serbe në Prekaz nuk ndikoi vetëm në ndezjen e rezistencës kosovare, por i alarmoni edhe ndërkombëtarët.

“Xhirimet ishin shumë dramatike. Perëndimin në vendin tonë e kishin bindur dhe çështja e Ballkanit kishte përfunduar. Prekazi menjëherë alarmoi. Ishte një sinjal i një ngjarjeje të rëndësishme, edhe mendoi se ishte pjesë e tri masakrave që janë thelbësore për të kuptuar zhvillimet e konfliktit në Kosovë. Kjo i tregoi botës se Dejtoni kishte dështuar për të sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor,” tha ai./ Nacionale

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit