-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pikëpyetjet e aeroportit të Vlorës! Zef Preçi: Pas skemave fshihen interesa të fuqishme

Kryesoret

Aeroporti i Vlorës pranë lagunës së Nartës në Shqipëri është një nga projektet më të kushtueshme koncesionare të qeverisë shqiptare. Megjithatë, njëra nga kompanitë fituese të tenderit u largua nga projekti dhe i shiti aksionet me një vlerë minimale prej 4450 eurosh – duke ngritur paralelisht me shqetësimet mjedisore, edhe pikëpyetje të reja për projektin.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se kontrata koncesionare për aeroportin e Vlorës e vendos qeverinë shqiptare në pozita inferiore, pasi i garanton investitorit të ardhura edhe kur nuk realizon qarkullim pasagjerësh. Preçi e sheh gjithashtu me dyshim shitjen e aksioneve me vlerë minimale nga kompania turke, praktika që sipas tij nuk janë të rralla në historikun e koncesioneve shqiptare.

“Të interesuar për të përfituar apo për të garantuar politikanë vendimarrës, pikërisht veprojnë në këtë mënyrë që kontratën e ofrojnë fillimisht një kompanie të madhe dhe kjo kompani, pa kaluar shumë kohë, e transferojnë me këtë vlerë qesharake të aksioneve, që do të thotë se interesat janë shumë të fuqishme dhe rriten rrisqet për përfundimin e veprës dhe humbasin garancitë mbi bazën e të cilave ishte shpallur tenderi në fillim”, thotë ai.

Pikëpyetjet e aeroportit të Vlorës! Zëri i Amerikës: Kompania shiti aksionet “falas”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit