Policia e shtetit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo ata që udhëtojnë drejt Shqipërisë ditën e sotme.
Duke nisur nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të ditës së martë, në pikat e kalimit kufitar të palës greke, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës për shkak se po kryhen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave dhe instalimin e sistemit të ri ‘SIS’.
Ndërkohë bëhet me dije se vetëm për shtetasit grekë dhe për shqiptarët që kanë leje qëndrimi në Greqi, nuk do të ketë pengesa për të kaluar.