Mendimi i Sabianit për Kristin, sipas Luizit ka ndryshuar brenda në shtëpi. Ky i fundit duke folur me Elvisin dhe Fotininë, tha se hyrja e tij në Big Brother e ka ndryshuar mendimin e tij për këtë marrëdhënie, pasi ndryshe duket nga kamerat dhe ndryshe duket ky raport brenda shtëpisë.
Sipas Luizit, Sabianin e shqetëson fakti që ata nuk janë më të rezervuar dhe se janë në monitorim 24 orë nga kamerat.
Sabiani e kishte krahasuar marrëdhënien e Kristit me Keisin me raportin që Luizi ka me Kiarën dhe i kishte thënë atij se ai e ka më të konsoliduar marrëdhënien me Kiarën.
Luizi tha se lidhja mes tyre është më e fortë për shkak se Kiara është më e pjekur dhe ka jetuar që 18 vjeç vetëm, për këtë arsye i mendon më mirë gjërat.