-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji në dorë të gjyqtares së vulës

Kryesoret

Gjyqtarja Elona Mihali ka në dorë fatin e dosjes “Babale” në gjykatën e Apelit të Përgjithshëm. Sot deputeti Ervin Salianji kërkoi që për disa arsye të përjashtohet nga trupa gjykuese gjyqtarja Edlira Petri, mes të tjerash me argumentin se është bashkëshortja e Sokol Sadushit, “mik i deputetit Fatmir Xhafaj”. Kërkesa do të shqyrtohet nga Mihali.

“Babale” në Apel! Salianji: Të largohet gruaja e Sadushit! Do të jem gjatë këtu

“Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj,  Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

-Kërkesa me nr. 1650 prot, datë 07.03.2023, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji dhe kërkesa me nr. 1651 prot, datë 07.03.2023, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, në bazë të shortit elektronik, do të shqyrtohet nga gjyqtare Elona Mihali” thotë gjykata e Apelit.

Pas vulës së PD, kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që shorti përplas sërish gjyqtaren Elona Mihali me demokratët. Ishte pikërisht Elona Mihali, kryesuese e trupit gjykues që më 3 mars vendosi të kthejë cështjen e vulës dhe siglës së PD, në gjykatën e shkallës së parë, duke rrëzuar kështu Rithemelimin e Sali Berishës.

Fiton grupi i Alibeajt! Apeli i heq vulën Berishës: Dosja kthehet në pikën zero

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit