Një biznesi i është vendosur lëndë plasëse jashtë tij gjatë orëve të natës. Ngjarja ka ndodhur në një market në rrugën “Demokracia” në Kamzë.
Marketi është në pronësi të Arbi Qarrit, të birit të Naim Qarrit ende nuk dihen rrethanat. Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët.
Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit për rastin e fundit.