-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarm në Francë! Çarje në termocentralin bërthamor

Kryesoret

Pasi u zbulua një çarje në termocentralin bërthamor Penly 1 në Francë, aktivitetet e shumë reaktorëve u ndaluan.

Ofruesi francez i energjisë EDF ka njoftuar se një çarje më e madhe se sa pritej është vërejtur në tubin e ujit të urgjencës të një reaktori në Centralin Bërthamor “Penly 1” në rajonin Seine-Maritime.

Në deklaratë thuhet se me zbulimin e plasaritjes, aktivitetet e reaktorëve në shumë termocentrale bërthamore, përfshirë edhe termocentralin në fjalë, janë ndërprerë për arsye sigurie.

Plasaritja konsiderohet të jetë e lidhur me korrozionin e zbuluar në shumë reaktorë në vitin 2021.

Julien Collet, drejtor i Autoritetit Francez të Sigurisë Bërthamore (ASN), deklaroi gjithashtu se ndërprerja e aktiviteteve nuk do të zgjasë me muaj.

Një rrjedhje radioaktive u zbulua në termocentralin më të vjetër bërthamor të vendit, i cili furnizon me energji elektrike qytetin e Lionit, më 13 shkurt.

EDF deklaroi se nivele të larta të rrjedhjes së tritiumit u vunë re në matjet e bëra në dhjetor 2022 në ujërat e zeza të dy reaktorëve në termocentralin bërthamor Bugey, 30 kilometra nga Lioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit