-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregtonin ushqim të pasigurtë, AKU gjobit 8 biznese por u “mbron” imazhin

Kryesoret

AKU ka gjobitur 8 bizneseve  për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë.

Por edhe pse AKU i ka ndëshkuar këto biznese me gjobë ka harruar një fakt shumë të rëndësishëm, identifikim e këtyre biznese në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga ushqimet e pasigurta për organizmin e tyre.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në rang vendi, në subjekte me aktivitet import, shpërndarje me shumicë të produkteve ushqimore konkretisht (vaj palme, niseshte, konservantë dhe aditivë ushqimorë), si dhe në subjekte me aktivitet “Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 21 subjekte, në 8 prej këtyre subjekteve është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizim detyrash të lëna.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 11 masa admnistrative me gjobë në vlerën e 1’700’000 lekëve, si dhe janë vendosur dy masa bllokimi në sasinë e 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet pandërprerë në terren në garantimin e sigurisë ushqimore.’- njofton AKU.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit