-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot tritol, 2 vite më parë plumba te dera, kush e kërcënon Skënder Likën?

Kryesoret

Në orët e para të ditës së sotme i është vënë një sasi tritoli banesës së Skender Likës në Sanxhak të Laçit.Për shkak të shpërthimi të fuqishëm, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe po ashtu dëmtime ka edhe te banesat përreth.

Ndërkohë 2 vite më parë, më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 9 plumba.
Ishte Lika që i pikasi plumbat, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat pak ditë para ngjarjes.
Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes  arratis menjëherë nga vendi i krimit së bashku me të birin.https://5pyetjet.al/2023/03/10/i-vihet-tritol-nje-banese-ne-lac/

Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).

U zgjua me tritol, kush është Skënder Lika dhe lidhjet e tij familjare me krimin?

Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit