Në fshatin Berzanë në Lezhë kanë mbetur të izoluar 6 familje për shkak të shembjes së një ure në zonë.
Prurjet e shumta të përroit gjatë reshjeve të dendura te shiut sollën dëmtimin e urës në këtë zonë.
Në këto kushte banorët nuk kanë asnjë mundësi kalimi dhe kërkojnë ndërhyje të shpejtë për të dalë nga izolimi.
Përfaqësues të Bashkisë Lezhë kanë parë nga afër situatën dhe kanë premtuar fillimisht një zgjidhje emergjente, për të mundësuar lëvizjen e banoreve.
Ura në Berzanë u ndërtua rreth 2 vite më parë, por nuk i rezultoi rrjedhës së furishme të ujit të përroit që u krijua nga reshjet e dendura të shiut.
Aktualisht në këtë zonë jetojnë 50 familje dhe ura ka izoluar 6 familje.