Është rihapur qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, pjesë e Unazës së Madhe. Pas bllokimit më 6 mars për shkak të punimeve te Mbikalimi i Shkozës, tashmë lëvizja e mjeteve do të vijojë normalisht.
“Pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes”, njoftoi ARRSH.