Një ditë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Don Boskos, ku një grua mbeti e vrarë dhe 5 persona të tjerë u plagosën, ajo çfarë ka mbetur janë vetëm xhama të thyer të lokalit dhe dëme të tjera materiale.
Dalin pamjet e lokalit të Fation Muratit, mik i Endrit Dokles, të bërë shoshë nga plumbat
Dyshohet se objektivi i atentatorëve ka qenë Sahit Murati, xhaxhai i Fation Muratit, një person me precedent penal. Një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes, që lidhet me Fationin Muratin, i cili ka qenë në arrest shtëpie. Dyshohet se ky person është larguar jashtë shtetit duke thyer masën e sigurisë.
Detaje nga atentati te “Don Bosko”, xhaxhai i Fation Muratit dyshohet se ka qenë ‘shënjestra’
Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar në drejtim të paditur. Pesë personat e plagosur së bashku me vajzën 10 vjeçare ndodhen në spitalin e Traumës.
Autori eci më këmbë dhe qëlloi me breshëri drejt lokalit/ Si ndodhi masakra në Tiranë!
Viktima
Mimoza Paja
Të plagosurit
Sahit Murati
Astrit Meraj
Emanuele Sala
Ermir Bejuku
Genc Shohalli
Autori eci më këmbë dhe qëlloi me breshëri drejt lokalit/ Si ndodhi masakra në Tiranë!