Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ankimimin e Lëvizjes Bashkë për regjistrimin në zgjedhjet vendore 2023. Drejtuesi i Lëvizja Bashkë, Arlind Qorri deklaroi se vendimi është politik duke njoftuar se do ta çojnë në Kolegjin Zgjedhor.
“Pse nuk duan t’ia dinë për argumentet, për ligjin, për Kodin Zgjedhor. Çfarë e shqetëson Ramën dhe Veliajn? Ata kanë frikë nga një lëvizje politike e vërtetë, nga njerëz të organizuar dhe me idealet. Ata e dinë se sa shumë na presin qytetarët.
Ne do ta ankimojmë këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor dhe paralelisht do të vijojmë me mbledhjen e firmave. Sot në këtë ditë festë do të thyejmë rekordin e firmave të mbledhura për Lëvizjen Bashkë dhe për mua si kandidat i pavarur.
Asnjë i korruptuar nuk na pengon ne. Ata që na pengojnë ne nuk kanë as minimumin e argumenteve ligjore. Ne kemi institucionet e korruptuara kundër por kemi pro ligjin dhe popullin e Shqipërisë” tha ai.
KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit: Arlind Qorri jashtë zgjedhjeve të 14 Majit