Një 27-vjeçar, Mario Rrançi është arrestuar në Ballsh, pasi shtantazhoi dy adoleshente se do u publikonte fotot dhe videot në rrjetet sociale nëse nuk i jepnin shumën e lekëve që u kishte vendosur “gjobë”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë Mario Rrançin 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” njofton policia.