Sipas njoftimit për shtyp të ABC-së, shikueshmëria ishte nga të rriturit nga mosha 18 deri në 49 vjeç dhe tejkaloi tre ngjarjet e fundit.
“Grammy” në CBS grumbulloi 12.5 milion shikues, “Emmys” që u festuan në shtator në NBC kishin 5.9 milion shikues dhe “Golden Globes” morën 6.3 milionë shikime në janar.
Ceremonia e së dielës po luftonte me “The Last of Us” të HBO -së, i cili kishte finalen e sezonit në të njëjtën kohë me shfaqjen e çmimeve dhe sipas Variety, ai gjithashtu theu një rekord të vetin duke pasur 8.2 milionë njerëz.
Për herë të parë që nga viti 2018, “Oscars” u rrit me 12% nga vlerësimet e vitit të kaluar.
Ngjarjet më të shikuara dhe më pak të shikuara të “Oscars”
Çmimet “Oscar” me shikueshmëri të madhe ishin në vitin 1998 kur “Titanic” fitoi ‘çmimin e filmit më të mir’ë duke u rrëmbyer në vëmendjen e 55.3 milionë njerëzve, ndërsa shifrat më të këqija ishin në vitin 2021 me 10.4 milionë.
Producenti i “Oscars”, Glenn Weiss ka folur për Hollywood Reporter dhe ai përmendi se kishte pritshmëri të mëdha për ngjarjen e këtij viti. Producenti i Oscars, Glenn Weiss, vlerësoi paraqitjen e Jimmy Kimmel gjatë shfaqjes.