Këngëtari Sabiani ka lënë mbrëmjen e djeshme përfundimisht shtëpinë e BBVIP, pasi nuk kishte një biletë kthimi.
Si eksperiencë të dytë në BBVIP, Sabiani ka komentuar dhe përvojën e tij në këtë edicion dhe përmendi emrat e Qetsorit, visit dhe Luizit si banorët që i kishte më të afërt e me të cilët kaloi më mirë.
Ndërsa ka rrëfyer se cili ka qenë momenti më i bukur për të, ku u shpreh se:
“Kujtimi më i bukur është kur përqafova Kristin tani në fund sepse e përqafova vërtet me dashuri.”
Pasi takoi banorët dhe vajzën e tij, Keisin, Sabiani në fund takoi dhe puthi në ballë Kristin.
“Mos u mërzit, e kemi në kontroll”, i tha Kristi Sabianit.