-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet vrasësi i Behar Sofisë: “Bajlozi” më dha 500 mijë € për goditjen e dytë në Gjermani

Kryesoret

Rikthehet dosja e vrasjes së Behar Sofisë në 21 shkurt 2021 në Tiranë. Ernejt Shyti, 34-vjeçari i akuzuar si autor i vrasjes që ka pranuar të jetë bashkëpunëtorë i drejtësisë ka dhënë një dëshmi tronditëse në gjyqin e themelit që vijon në Gjykatën e Posaçme.

Shyti ka deklaruar se të njëjtët persona që e kishin porositur për të eliminuar Behar Sofinë i kishin thënë se do të kryente një tjetër vrasje në Gjermani.

Kush është “Bajlozi” që pagoi 500 mijë Euro për një vrasje?

Sipas tij, ai do të vriste një 34-vjeçar që shtëpinë e kishte në cep të rrugës, emrin e të cilit nuk e bën publik dhe për këtë do të paguhej për një shumë prej 500 mijë euro.

Më tej, ai ka treguar me detaje vrasjen e Beharë Sofisë, nga përgatitja deri tek finalizimi. Personat që i kanë thënë atij për këtë vrasje që do të kryente në Gjermani i kanë pohuar se paratë do t’i merrte nga “Bajlozi”, të cilin sipas tij nuk e njihte kush ishte.

Shyti në seancë nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë porosi, duke mos treguar nëse ky person është apo jo shtetas shqiptar që jeton në Gjermani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit