Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasditen e sotme ka mbledhur në takim me kandidatët për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.
Gjatë fjalës së tij Meta foli për koalicionin “Bashkë fitojmë” me grupin e Berishës, Ndokës dhe Dule për të cilin u shpreh se së bashku do të fitonin.
“Nuk është diçka e re koalicioni ynë me Partinë Demokratike sepse është një koalicion i firmosur prej disa muajsh. Ka të bëjë me transformimin e këshillave bashkiakë në parlamente të vërteta vendore ku do të flasin vetë qytetarët nga tribuna e këshillit të bashkisë për problemet që ata ndeshin.
Shembulli skandaloz është bashkia e Vorës. Dhe ka falimentuar. Bashkia e Vorës ku ka më shumë biznese, se çdo vend tjetër i Shqipërisë. Në vendndodhjen strategjike për shërbime, pranë aeroportit dhe Durrësit.
Imagjino të falimentosh bashkinë e Kavajës, e sa bashki të tjera. Dua të theksoj se zgjidhja që bëmë dje për të mos rrezikuar në çdo rast regjistrimin e kandidatëve tanë dhe të opozitës së bashkuar dhe të vërtetë në zgjedhjet e 14 majit, që janë zgjedhur përmes proceseve legjitime, na obligoi që të bënim këto zgjidhje. Fuqia e bashkimit dhe e votës, për këto shpërdorime, gjithçka tjetër që vjen pas do jetë e rëndësishme që të hedhim themelet e një pushteti vendor. Ne jemi të vendosur, sipas edhe një plani hungarez, që ka dhënë zgjidhje.”, tha Meta.