Kandidati për president i DPS-së në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç fitoi 36.6 për qind sipas parashikimeve paraprake të rezultateve të CeMI bazuar në 46.2 për qind të mostrës së përpunuar.
Në zgjedhjet më të rëndësishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateve të para, do të duhet edhe një raund i dytë pasi që askush nuk ka arritur që të fitojë mbi 50% të votave.
Vendi po kalon nëpër krizë politike, pasi që Gjukanoviç shpërndau edhe Kuvendin disa ditë para zgjedhjeve për president ndërsa kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç, është shkarkuar disa muaj më parë por asnjë parti nuk ka arritur të krijonte shumicën e nevojshme për të emëruar kryeministër të ri.
Në rezultate tjera, Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviç fitoi 26,8 për qind, Fronti Demokratik Andrija Mandiç 20 për qind, Mali i Zi Demokratik Aleksa Beçiç 11,7 për qind.
Kandidatja e SDPA-së Draginja Vuksanoviç Stankoviç fitoi 2.8 për qind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Daniloviç 1.3 për qind dhe ndikuesi Jovan Raduloviç Jodžir 0.8 për qind.