Një 31-vjeçar shqiptar dhe një 43-vjeçar, shqiptar i Kosovës janë vënë nën hetim nga policia austriake pasi akuzohen se kanë shkaktuar një dëm prej 10 eurosh përmes një faqeje brokerimi i investimit në valuta.
Mediat austriake shkruajnë se të dy shqiptarët, banues në Salzburg kanë kontaktuar një afgan 41-vjeçar me banim në qytetin e Salzburgut përmes mesazheve dhe e kanë bindur atë që të investojë në kriptovaluta.
Paratë e investuara nga 41-vjeçari janë transferuar më pas tek llogaritë e shqiptarëve. Pas transferimit të parave, shqiptarët kanë ndërprerë çdo kontakt me afganin. Ky i fundit është paraqitur dhe ka denoncuar shqiptarët për marrjen e 10 mijë eurove përmes mashtrimit.
Në një rast tjetër, të njëjtit persona kanë kontaktuar një 41-vjeçar në qytetin e Salzburgut për më shumë se gjysmë viti me numra të ndryshëm telefoni dhe i kanë kërkuar të investojë në kriptovaluta.