Skandali për të cilin prokuroria e Barcelonës po heton në lidhje me klubin katalanas që mendohet se ka manipuluar gjykimet e arbitrave, mund të reflektohet edhe në Europë.
Në vitet 2001-2018 Barcelona ka derdhur deri në 7 milionë dollarë në llogari të zv.shefit të shoqatës së arbitrave Jose Maria Enriquez Negreira dhe federarta nuk ka hapur një hetim por një gjë të tillë e ka bërë prokuroria dhe UEFA është në pritje të përfundimeve.
Ndërkohë, institucioni i futbollit europian ka kërkuar një raport të plotë nga federata spanjolle.
Barcelona ka reaguar menjëherë dhe ka deklaruar se nuk ka ndikuar në vendimet e arbitrave. Katalanasit theksojnë se janë të përkushtuar për të bashkëpunuar plotësisht me UEFA dhe se do të bëjnë çdo gjë që të mbrojnë reputacionin e tyre.
Megjithatë, hetimi i UEFA-s do të jetë i rëndësishëm dhe do të ndikojë në fatin e klubit.