Një burrë i kërkuar nga FBI ka kërcënuar se do të hidhet nga kati i 31 i një pallati luksoz në qendër të Nju Jorkut .
I dyshuari, i cili nuk është identifikuar dhe nuk dihet pse po ndiqet nga FBI, ka arritur të hyjë në apartamentin e katit të 31-të të ndërtesës CitySpire në West 56th Street pranë Central Park dhe ka kërcënuar se do të hidhet për orë të tëra.
Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që kalimtarët e rastit po e shohin të shtangur ngjarjen.
Zjarrfikësit kanë ngritur një strukturë të madhe fryrëse për të ndaluar rënien e burrit, në rast se ai bën atë që thotë.
Sipas DailyMail, bëhet fjalë për një burrë me ngjyrë dhe në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, i duken këmbët të varura në ajër, pasi ai vetë është ulur në pragun e dritares, në një lartësi prej qindra metrash.
Gjithçka nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit të së mërkurës ku FBI ishte në ndjekje të burrit të paidentifikuar.
https://twitter.com/i/status/1638543981154910208