-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do të thyej hundën”! Zyrtari kërcënon pronarin pasi i mori lekët (Përgjimet e SPAK-ut)

Kryesoret

Mos më shkruaj më kështu mesazhe jo lekët, jo stërlekët, do të të thyej celularin edhe hundën, dakord? Kaq po të them edhe një herë … Të kam porositur njëqind herë, mos komuniko fare, as lekë as … Do të të takoj unë ty sot, mirë? Edhe të shohësh ti estradë pastaj, hajt mirupafshim…”.

Këto janë disa nga mesazhet e përgjuara që çuan pas hekurave ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion dhe që sot Gjykata e Posaçme e la në burg pa afat.

Kapetani mohoi akuzat, por SPAK me provat që paraqiti pretendon se Kapetani është i përfshirë në të paktën 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish pronarëve, duke iu shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur çështjet. Shumat që u merreshin qytetarëve varionin nga 30 mije ne 300 mije lekë për të dhënë kompensimin. Përsa i përket dosjes dy persona të tjerë janë lënë në masën “arrest shtëpie” dhe 6 të tjerë me detyrim.

300 mijë lekë për dosje! Gjykata lë në burg “lubinë” e pronarëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit