-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parisi vijon të digjet, francezët kundër reformës në pensione

Kryesoret

Qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë të enjten, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë përpara planin e tij për reformën e pensioneve, pavarësisht nga përshkallëzimi i zemërimit në të gjithë vendin.

Protestat kundër legjislacionit, i cili rrit moshën e daljes në pension me dy vjet, kanë tërhequr turma të mëdha në protesta të organizuara nga sindikatat që nga janari.

Sindikatat e punëtorëve thanë se dita e nëntë e veprimit mbarëkombëtar të së enjtes do të tërheqë turma të mëdha kundër atyre që ata i përshkruajnë si “përbuzje” dhe “gënjeshtra” të presidentit Macron.

Macron ngjalli zemërim te sindikatat dhe partitë opozitare të mërkurën kur hodhi poshtë thirrjet e tyre që ai të merrte parasysh kërkesat për të mos e çuar përpara këtë plan.

“Përgjigjja më e mirë që mund t’i japim presidentit është se ka miliona njerëz në grevë dhe në rrugë”, tha Philippe Martinez, i cili drejton sindikatat.

Shumica e protestave kanë qenë paqësore, por zemërimi është rritur që kur qeveria e shtyu projektligjin në Parlament pa votim, javën e kaluar.

Në shtatë netët e fundit në Paris dhe qytete të tjera protestat u përshkallëzuan me prostesues që ua vunë zjarr kazanëve të mbeturinave dhe u përleshën me policinë.

Duke folur të mërkurën, Macron tha se ligji i ri është i nevojshëm dhe do të hynte në fuqi më vonë këtë vit.

Ai ka thënë vazhdimisht se është i bindur që reforma është e domosdoshme në mënyrë që sistemi i pensioneve të mbetet funksional./rel

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit