Gjykata e Apelit Tiranë dënoi me 25 vite burgim Arsen Stojkun, njërin nga personat e arrestuar dhe akuzuar për “Vrasjen në rrethana cilësuese” të dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Arsen Stojku akuzohet se ka pasur rol në vrasjen e babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit.
Arsen Stojku, është i afërm i familjes Lici. Fillimisht gjykata e Shkodrës e dënoi Stojkun me 6 vite heqje lirie për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.
Ndërsa prokuroria në pretencën e saj kishte kërkuar dënimin e tij me 35 vite burgim për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të dy personave.
Dhe në 16 Mars 2023, një treshe gjykuese vendosi ta dënojë Arsen Stojkun me 25 vjet heqje lirie. Arsen Stojku është personi i vetëm që ndodhet në burg për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.