Ministria e Turizmit dhe Mjedisit hapi aplikimet për Operatorët Turistikë Detarë të cilët duhet të regjistrohen zyrtarisht për sezonin e ri turistik.
Kryeministri Edi Rama thekson se operatorët që ofrojnë aktivitete lundrimi turistike, që nga motorët e ujit, motoskafët e anijes turistike duhet të regjistrohen me patjetër.
Këto mjete, nëse nuk janë të regjistruara, do të konfiskohen nga policia.
“Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse”, shkruan Kryeministri Rama.