‘Range Roveri’ me të cilin u vra 60-vjeçari Pal Kola në sulmin ndaj Top Channel, i është vjedhur shqiptarit nga Kosova Ramadan Makolli.
Makolli ka folur për ‘Arbëresh’ duke zbuluar se makina iu vodh nga roja i hotelit në Shëngjin, ku kishte shkuar për pushime.
“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë.
Unë i kam pa lajmet që vetura ka qenë me targa të huaja në momentin kur është gjetur e djegur pas sulmit që ka ndodhë mbrëmë. Ato targa nuk e di kur ia kanë nxjerrë, që po më duket kanë qenë angleze, por, mu kur ma kanë vjedhë veturën para tre vjetëve, targat e saj kanë qenë 01, pra, të Kosovës”, tha Makolli.