Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një kamion u përplas me dy makina në Stamboll të Turqisë.
Aksidenti ndodhi në orën 15:30 me orën lokale (1230 GMT) në autostradën Trans-Europiane në Silivri
Tre persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan me urgjencë në spitalet e afërta.
Në zonë janë dërguar njësitë e xhandarmërisë, zjarrfikëset, njësitë e urgjencës mjekësore, si dhe ekipet e reagimit ndaj emergjencave dhe fatkeqësive.
Ndërkaq, aksidenti ka ndërprerë qarkullimin në autostradë, duke shtuar se trafiku është reduktuar në një korsi të vetme në çdo drejtim.