Autoritetet policore kanë njoftuar se rreth 93,000 njerëz kanë marrë pjesë në demonstratën e sotme në Paris. Ata gjithashtu deklaruan se rreth 23 persona janë vë në në pranga gjatë protestave që nga ora 18:00.
Pak më parë, një nga sindikatat kryesore të vendit kishte thënë se gati gjysmë milioni kishin marrë pjesë në prostestë. Megjithatë, shifrat e policisë dhe sindikatave janë shpesh në mospërputhje kur bëhet fjalë për protesta, shkruan CNN.
Franca ka hyrë sot në ditën e 10-të të protestave kombëtare kundër reformës së pensioneve. Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar.
Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar.
Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.