Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj do të kandidojë për këshillat bashkiakë vetëm në 11 bashki. Listat u dorëzuan në mesnatë, jo nga dilema për konkurrencën, por me shumë gjasa për mbushjen. Në listën e Tiranës janë zbuluar 62 kandidatët.
PD_TIRANE_lista_keshill_KLIKO KETU për ta parë
Lista kryesohet nga profesoresha Enriketa Pandelejmoni (Papa), që ndiqet nga ish-futbollisti Gentian Muca. Lista është e mbushur edhe me kryetarët e degëve të PD-së në njësitë e Tiranës; Ervin Dushku, Ervin Goxhaj dhe Dashnor Visha.
Në listë është edhe kryetari i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi. Pjesa tjetër janë anonimë në politikë.
PD e Alibeajt kandidon për këshillat vetëm në 11 bashki! Listat nga Tirana në Vlorë