Armand Gosa dhe Sali Rexha janë dy viktimat e një sherri banal ditën e sotme në Kavajë. Të dy shtetasit rezultojnë se kanë ndërruar emrat e tyre në gjendje civile, teksa ende nuk dihen arsyet e këtyre veprimeve nga viktimat.
Armand Gosa , ka qenë i dënuar më parë për vrasje. 43-vjeçari plagosi me kazmë Gent Gjuzin, i cili më pas ndërroi jetë në spital.
Sa i përket personit tjetër, ka pasur më parë identitetin Sali Rexha dhe nuk dihet pse ka ndryshuar emrin në Altin Rexha dhe policia po heton për të shkuarën e tij. Altin Rexha ka ardhur pak vite më parë nga Kukësi në Kavajë dhe jetonte me një shtëpi me qira dhe ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij
Armand Gosa dhe Sali Rexha, janë takuar për tu sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por se duket se diçka e tillë nuk është arritur dhe situata ka përfunduar me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara nga armë e ftohtë e tipit thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.