-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i Zi i bën gati valixhet mbretit të Bitcoin

Kryesoret

Ministri malazez i Drejtësisë, Marko Kovaq, tha më 29 mars se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut po kërkojnë ekstradimin e Do Kwon, ish-drejtorit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesit të kompanisë së kriptovalutave, Terraform Labs, i cili dyshohet për humbjen e investimeve – në vlerë prej më shumë se 40 miliardë dollarësh.

Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Hon Chang Joon, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars, teksa po përpiqeshin të iknin në Dubai me dokumente të falsifikuara, sipas MD-së.

Kovaq tha se Koreja e Jugut ka kërkuar ekstradimin e të dyve. Ndërsa SHBA-ja ka kërkuar ekstradimin e Do Kwon.

SHBA-ja e akuzon atë për “orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto”.

“Ekzistenca e urdhërarrestit ndërkombëtar për këta dy persona dhe kërkesa e paraqitur për ekstradim krijon bazën për fillimin e procedurës së ekstradimit”, tha Kovaq në një konferencë për media në Podgoricë, më 29 mars.

Ministri tha se do ta informojë publikun nëse ndonjë vend tjetër do të dërgojë kërkesë për ekstradim.

“Në rast se marrim disa kërkesa për ekstradim, dua të them se përcaktimi se në cilin shtet do të ekstradohen do të bazohet në disa faktorë, si peshën e veprës penale të kryer, vendndodhjen dhe kohën kur është kryer vepra, radhën në të cilën kemi marrë kërkesën për ekstradim, dhe disa faktorë të tjerë”, tha ai.

Ai shtoi se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i kanë kërkuar gjithashtu edhe laptopët e sekuestruar nga dy të dyshuarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit