Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zhvilloi sot një interpelancë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj lidhur me procesin e menaxhimit të fondeve për rindërtimin. Tabaku kërkoi që qeveria të përcaktonte koston e rindërtimit duke e akuzuar për shpërdorim të donacioneve dhe parave publike në emër të këtij procesit.
“Na mungojnë të dhëna totale lidhur me kostot e këtij procesi. Sa është fondi që është shpenzuar? Sa është fatura e rindërtimin në total? Sa është vlera e fondeve të vendosura me VKM?
Në 3 vite e gjysëm ne nuk kemi arritur të kuptojmë realisht sa është kjo vlerë, pasi ish-ministri I financave dhe ish-ministri I rindërtimit që ka thënë që është një proces dinamik që nis me 5 milionë euro dhe përfundon me 800 milionë euro, siç I kanë ndryshuar shifrat këtë ministri për shumë gjëra tjera në fakt”, tha ajo.
Nga Foltorja e Kuvendit, Tabaku akuzoi qeverinë se ka tejkaluar afatet për rindërtimin. “Pak muaj para zgjedhjeve sot shqiptarët po kalojnë ata që kaluan para zgjedhjeve të 2021-shit, mëshirën e qeverisë, që janë ngritur e rilindur e janë kujtuar që ka ndodhur një tërmet para 4 viteve”, tha ajo.