Mazhoranca dhe opozita janë bashkuar në një tryezë për të diskutuar rreth aksesit në dokumentet historike dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kanë të njëjtin qëllim, të largojnë nga politika bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit që s’mund të mbajnë poste të larta.
“Për të siguruar standardin e pastërtisë së figurës kremi propozuar nisma ligjore. Njëra ka të bëjë me garantimin e integritetit dhe tjetra ndryshime në ligj. Hera e parë që jemi në një panel me kryetarin e opozitës për këtë çështje. Edhe nisma që ka ardhur nga opozita është e mirëpritur nga ana jonë. Kanë përdorur model tjetër, synimi është i njëjtë. Ke qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, s’mund të jesh në këtë sallë, as president, as kryeministër apo në institucionet që parashikon Kushtetuta. S’mund të jesh kryetar i një partie politike në Shqipërinë e vitit 2023 nëse ke bashkëpunuar me sigurimin e shtetit”, tha Balla.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se ka 32 vite që politika shqiptare nuk ndërmerr akte serioze për shkak të shantazhit në politikë. Alibeaj theksoi se hapja e dosjeve dhe lustracioni s’duhet të kthehen në luftë politike ndaj kundërshtarëve.
Ai e cilëson të vërtetën të cunguar gjatë të gjithë këtyre viteve dhe sipas tij, nëse nuk merr fund kjo çështje do vijojë shantazhi politik për mohapjen e dosjeve. Alibeaj përmendi edhe dosjen ku Ilir Meta përmendet si spiun i ish Sigurimit të Shtetit duke thënë se ende është çështje e zgjidhur.