Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare regjisori i njohur Kristaq Mitro. Lajmin e trishtë e ka njoftuar artisti Mevlan Shanaj në një postim në rrjetet sociale.
“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit.
Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara ! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve” shkruan ai.
Ai ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e filmit. Disa nga filmat që janë ndërtuar me regjinë e tij janë;
Një djalë edhe një vajzë (1990)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Duaje emrin tënd (1984)
Apasionata (1983)
Njeriu i mirë (1982)
Në prag të lirisë (1981)
Liri a vdekje (1979)
Nusja dhe shtetrrethimi (1978)
Dimri i fundit (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971) – ndihmës regjisor