-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hap “Podcast”! Berisha parakalon Ramën dhe e sfidon: Hajde debatojmë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë pasi Edi Rama lancoi nismën e re për të hapur “podcast”-in e tij ka bërë të njëjtën lëvizje. Por, lideri i demokratëve thotë se Rama është disa hapa pas tij. E ndërsa kryeministri ka deklaruar se “podcast”-i i tij do të jetë i shtrirë gjerësisht, Berisha e ka të kufizuar te jetë e tij. Në fund, ai sfidon Edi Ramën për një përballje në “podcast”-in e rivalit politik ose të tijin.

“Të dashur miq të komunitetit të madh të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik Tok. Që prej dhjetorit, kam në ‘sirtarin’ tim dixhital të komunikimit me ju, edhe podcast-in tim të përjavshëm. Ngjarjet e kanë shtyrë këtë takim të ri me ju në një format tjetër, por duke filluar nga sot do të shihemi edhe në këtë dritare të re.

Mora vesh se edhe Edi Rama do ketë podcast. Si gjithmonë disa hapa pas meje, por ju e dini se unë kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe risitë e saj. Kam menduar që komunikimi me ju në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, në Sali Berishen qe ju nuk e keni njohur dhe këtë e provon edhe ky episod i parë, i regjistruar në dhjetorin e kaluar.

Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani  publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin. Mendoj se politikanët duhet të ballafaqojnë pikëpamjet e tyre. Uroj të gjejë kurajo dhe të pranojë ftesën time” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit