Aleksandër Ceferin është rizgjedhur në krye të UEFA-s edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar.
Vendimi u mor gjatë Kongresit të 47 të UEFA-s që mbahet në Lisbonë të Portugalisë këtë të mërkurë. Ceferin ishte i vetmi kandidat në garë.
Gjithashtu Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është zgjedhur sërish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s me 45 vota nga 55 federatat europiane.
Kjo është hera e dytë që Duka zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv për një mandat 4-vjeçar.