-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ligji i ri/ Kush nuk do të lejohet që të vendosë baste në Shqipëri? (E PLOTE)

Kryesoret

Qeveria njoftoi sot përmes ministrisë së Financave draftin e ri për rihapjen e lojërave të fatit. Pas fazës së Konsultimit Publik, projektligji do të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare. Nëse nga aty merr miratimin, do të kalojë për miratim në parlament. Bastet Sportive u shpallën të paligjshme prej 1 janarit 2019, por siç edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë pranon, fenomeni nuk ndaloi. Në katër vite u gjetën 4035 adresa bastesh, ndërsa u proceduan penalisht 135 persona.

Lexo KETU projektligjin e plotë dhe relacionin shpjegues

SI DO TE BEHET LICENCIMI?
Ndryshe nga sa ndodhte deri në vitin 2018 licenca do t’u jepet vetëm disa operatorëve. Për t’u licencuar kompanitë duhet ta regjistrojnë aktivitetin fillimisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit me një kapital jo më pak se 20 milionë lekë, duke përmbushur kushtin e të pasurit eksperiencë së paku tri vite në tri vende europiane. Dokumentacioni duhet të përmbajë origjinën e kapitalit që investohet, dëshminë e penalitetit të sipërmarrësit dhe numri punonjësve.

Këta operatorë të licencuar do të kenë të drejtën për të t’u ofruar qytetarëve aplikacionin apo platformën nga ku mund të vihen baste. Ata mund të vendosin shuma ende të papërcaktuara parash nga telefoni, tableti apo faqet zyrtare të internetit dhe aplikacionet e programet që do të licencohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Relacioni i projektligjit nuk përmban specifikime për sa i përket tatimit të fitimeve të atyre që luajnë, por përcakton detyrimet për subjektet që ofrojnë bastet sportive online. Atyre do t’u mbahet çdo vit 15 për qind e të ardhurave të cilat parashikohet të shkojnë për financimin e projekteve ne fushën e sportit, kulturës, inovacionit.

KUSHTET

Çdo person juridik apo bashkim personash që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Baste sportive online” duhet të përmbushë disa kritere si të jetë shoqëri aksionere me seli në territorin e Shqipërisë e regjistruar pranë QKB-së. Nëse aksionarët e subjektit aplikues janë individë ata duhet të jenë të pa dënuar penalisht, nuk duhet të jenë në proces gjyqësor për vepra penale, nuk duhet të jetë në proces ekzekutimi të detyrueshëm për detyrime pasurore të pashlyera.

Kompanitë që do të licencohen do të jenë të detyruara të lënë si garanci rreth 1.5 milionë euro, një fond prej 120 000 000 (njëqind e njëzet milionë) lekësh për mbrojtjen dhe garancinë ndaj lojtarët (në vitin e dytë bëhet jo më pak se 5% e xhiros) dhe një fond prej 50 000 000 lekësh për të garantuar shlyerjen e detyrimeve periodike ndaj AMLF-së, organit tatimor etj. dhe organeve të tjera të shtetit.

LEKËT E BASTIT

Pagesa nuk do të jenë me para në dorë në mënyrë të drejtpërdrejtë mes organizatorit dhe lojtarit por do të kalojnë përmes një agjenti financiar të autorizuar. “Organizatori i basteve sportive online nuk duhet të pranoje para në dorë nga lojtarët, por vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar sipas këtij ligji” thuhet në relacion.

REKLAMA

Ligji i ri ndalon publicitetin e lojërave të fatit në median e shkruar dhe atë audiovizive. “Projektligji rregullon publicitetin e lojërave të fatit, ku ndër risit që sjell është publiciteti i aktivitetit të subjekteve të licencuara të lojërave të fatit në median audiovizive per kategoritë “Baste sportive online”, “Lotari Kombëtare” dhe “Bingo televizive” në kufizim oraresh, si dhe publiciteti pë kategorinë “Baste sportive online” në vendet ku zhvillohen aktivitetet sportive, si dhe e drejta që kanë këto subjekte për të qenë sponsor në skuadrat sportive”.

PIKAT KRYESORE

Rishikimin e mënyrës së licensimit duke parashikuar kritere më të forta për organizatorët e lojrave të fatit;

Sigurimi i platformave online të sigurta;

Sigurimi i mënyrës së regjistrimit të çdo lojtari që luan baste sportive duke patur në kontroll çdo informacion dhe shumë të luajtuar;

Kryerjen e pagesave vetëm nëpërmjet agjentëve financiare;

Krijimin e komisionit të licensimit si një struktuvë vendimarrëse kolegjiale për licencimin e subjekteve që do të ushtrojnë aktivitet ne fushen e lojërave të fatit;

Sigurimi i mbrojtjes së lojtarit, jo vetëm nëpërmjet programeve sociale por dhe nëpërmjet fondit të garancisë për lojtarët; Për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 000 000 (njëqin e njëzet milionë) lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojtarët brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Del drafti me rregullat e reja! Si do të rihapen bastet dhe kushtet e forta

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit