Nga Shkodra, Ilir Meta ka komentuar vendimin e fundit të Arbitrazhit që i dha të drejtë biznesmenit italian Francesco Becchetti duke refuzuar rekursin e qeverisë shqiptare që tashmë duhet të paguajë 110 milionë euro për mbylljen e televizionit Agon Channel.
“E morët vesh lajmin sot besoj, shqiptarët do detyrohen të paguajnë 110 mln euro për qefin e Ramës e Velisë që mbyllën një televizion që nuk e kishin në kontroll. Gjobat do vijojnë edhe me televizione dhe biznese të tjera.
Sepse janë armiq të betuar të konkurrencës së lirë dhe çdo sipërmarrësi që nuk u nënshtrohet. Të gjithë bashkë më 14 maj votojmë listën tonë fituese” tha ai.