-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sharje dhe shishe kokës! FSHF përjashton Tërbunin

Kryesoret

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nxjerrë vendimet e marra për shkeljet e javës së fundit. Aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen e Tërbunit me Turbinën, kanë bërë që pukjanët të dënohen me përjashtim për pjesën e mbetur të sezonit dhe zbritjen në një kategori më të ulët si dhe me 300 mijë lekë gjobë.

“FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%. Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët” thuhet në vendim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit