-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i Berishës çon kërkesën në Kuvend: Duam hetim për Portin e Durrësit

Kryesoret

Opozita nuk heq dorë nga porti i Durrësit. Deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për atë që e cilësojnë aferë me portin e Durrësit. Bylykbashi deklaroi se kjo është afera më e madhe kriminale dhe korruptive.

“Grabitja e Portit të Durrësit është afera më kriminale dhe korruptive. Jo vetëm në aspektin ekonomik, jo vetëm si një pronë gjigande por ka shkelur në mënyrë brutale kushtetutën dhe çdo aspekt tjetër.

Kjo aferë po zhduk portin më shumë se 2700 vjeçar të Durrësit. Gjithashtu një nyje strategjike ushtarake që Shqipëria vë në dispozicion të aleancës. Me këtë aferë Porti i Durrësit vdes menjëherë.

Ajo që parashikohet aty do të zhdukë këtë port dhe nuk ka asnjë garanci që porti tjetër do të zhvillohet në të ardhmen. Grabiten miliarda euro që vlen ajo pronë publike. Është cenuar autonomia vendose me të cilën vetëqeveriset Durrës.

Është një deformim brutal i barazisë së subjekteve dhe konkurrencës dhe detyrimin për të mos krijuar avantazhe financiare për subjektet. Me këtë kontratë që është firmosur sërish qeveria bën të mundur që investimi që do të bëjë shteti shqiptar do të jetë me humbje” tha ai. Qeveria e dorëzoi portin dhe pronat rreth e tij në dorën e arabit Alabar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit